Nuk e di nga t’ia nisësh për t’i mësuar fëmijës inteligjencën emocionale?
Lepurushi Sphinx
është krijuar pikërisht për këtë.

Një fëmijë që mëson të kuptojë emocionet e tij…
rritet pa u shkëputur nga vetja.
Shumë prej nesh u rritëm duke dëgjuar:
“Mos qaj.”
“Mos u mërzit.”
“Lëre, s’është asgjë.”Dhe pa e kuptuar…
mësuam t’i shtypnim emocionet në vend që t’i kuptonim.Sphinx u krijua pikërisht për këtë arsye:
që fëmijët të mësojnë që herët si të njohin, shprehin dhe menaxhojnë emocionet e tyre në mënyrë të shëndetshme.
Sphinx nuk lindi si një lodër.
Lindi si një nevojë.
Teksa lexoja për mënyrën si emocionet ndikojnë trurin, trupin dhe mënyrën si ndërtojmë marrëdhënien me veten…
një pyetje më ndiqte vazhdimisht:“Po sikur fëmijët të mësonin që herët si të kuptonin emocionet e tyre… në vend që t’i shtypin brenda vetes?”Sepse emocionet janë energji në lëvizje (nga gjuha angleze E-motion).
Dhe ajo që nuk arrijmë të shprehim sot…
shpesh shfaqet vite më vonë përmes frikërave, pasigurive, dhimbjeve fizike apo ankthit.Kështu Sphinx u krijua si një mënyrë e butë dhe e afërt për të ndihmuar prindin dhe fëmijën të flasin për emocionet pa presion, pa frikë dhe pa gjykim.Prindi udhëhiqet hap pas hapi përmes:
🎧 audios së integruar në Sphinx
📖 hapave praktik në libër
🌱 ushtrimeve të thjeshta për jetën e përditshme
ÇFARË ËSHTË INTELIGJENCA EMOCIONALE?
Inteligjenca emocionale është aftësia që:✨ të kuptosh çfarë po ndjen
✨ të emërtosh emocionet
✨ të mos reagosh vetëm impulsivisht
✨ të komunikosh me qetësi
✨ të menaxhosh ndjenjat në mënyrë të shëndetshmeËshtë ajo që e ndihmon një fëmijë:- të flasë në vend që të shpërthejë
- të ketë vetëbesim
- të krijojë marrëdhënie të shëndetshme
- të ndihet i sigurt me vetenSipas Daniel Goleman, këto aftësi nuk lindin automatikisht.
Ato mësohen.Dhe mësohen pikërisht në vitet e para të jetës.
Si ta përdorni Sphinx në përditshmëri?
Sphinx ndan me ju mënyrën praktike se si të zhvilloni inteligjencën emocionale të fëmijës në jetën e përditshme.Këto praktika aplikohen gradualisht në momentet e qeta, për t’i ndihmuar fëmijët të krijojnë vetëdije emocionale me kalimin e kohës.Përmes audios së integruar, Sphinx fillon duke folur për veten, emocionet dhe përvojat e tij…
më pas i drejton pyetje fëmijës dhe aty eshte momenti ku fëmija të marrë kohën dhe të procesoj përgjigjen e tij duke e ndarë me prindin.📖 Libri e ndihmon fëmijën të qartësohet dhe ndërveprojë përmes ilustrimeve, mimikës dhe gjuhës së trupit të personazheve, duke e bërë më të lehtë identifikimin dhe shprehjen e emocioneve.Në këtë mënyrë, komunikimi emocional nuk ndihet si “mësim”.
Por si një moment i ngrohtë lidhjeje mes jush dhe fëmijës tuaj.
Sphinx i demonstron qartë prindit 5 hapat bazë të inteligjencës emocionale :1️⃣ Vetëdijësimin emocional
2️⃣ Emërtimin e emocioneve
3️⃣ Kuptimin e ndjenjës
4️⃣ Shprehjen e shëndetshme
5️⃣ Vetërregullimin emocional
rëndësia e vetëdijes emocionale
Kur ndalojmë dhe pyesim:
“Si po ndihem tani?”ndodh diçka shumë e rëndësishme në tru.Procesi i identifikimit dhe emërtimit të emocionit aktivizon gradualisht zonat logjike të trurit, veçanërisht korteksin prefrontal — pjesa që lidhet me vetëdijen, qetësinë dhe vetërregullimin.Me fjalë të thjeshta:- Kur arrijmë t’i vendosim emër emocionit, fillojmë ta kuptojmë më mirë atë.
- Dhe kur e kuptojmë… fillojmë ta menaxhojmë.Kjo është arsyeja pse identifikimi dhe emërtimi i emocioneve është një nga aftësitë më të rëndësishme që një fëmijë mund të mësojë.Sepse krijon një kulturë të re brenda vetes:Jo ta shmang emocionin.
Jo ta shtypë.
Jo të ketë frikë prej tij.Por:
- ta vëzhgojë
- ta kuptojë
- ta përjetojë
- dhe gradualisht ta rregullojë.Në teori tingëllon e thjeshtë.Por ne të rriturit e dimë sa e vështirë është ta bëjmë këtë me veten tonë kur emocioni është intensiv.Pikërisht për këtë arsye është kaq e rëndësishme të mësohet që në fëmijëri.Sepse ajo që praktikohet herët…
bëhet më natyrale për gjithë jetën.Dhe ky është një nga qëllimet kryesore të eksperiencës Sphinx:T’i ndihmojë fëmijët të krijojnë që herët një marrëdhënie më të shëndetshme me emocionet e tyre - përmes praktikave të thjeshta, të buta dhe të përditshme.
Për kë është krijuar Sphinx?
💛 Për prindër që duan të rrisin fëmijë emocionalisht të sigurt💛 Për fëmijë që kanë nevojë të kuptojnë dhe shprehin më mirë emocionet e tyre💛 Për familje që kërkojnë më shumë se një lodër:
një mjet të vërtetë për lidhje dhe edukim emocional
Shiko si fëmijët lidhen me Sphinx
Çfarë përfshihet në eksperiencën Sphinx?
✅ Lepurushi Sphinx
✅ Pajisje audio në shqip brenda trupit te Sphinx
✅ Libër i ilustruar për fëmijët me ushtrime emocionale dhe ndërvepruese
✅ Pjese e librit edhe udhëzime praktike për prindëritSphinx është një brand shqiptar i krijuar me shumë dashuri, ku një pjesë e realizimit bëhet handmade (punim me dorë) për të ruajtur ngrohtësinë dhe përcjell kujdesin në çdo detaj.🔋 Pajisja është me karikim dhe përdoret lehtësisht çdo ditë.
Gjithçka fillon herët.
Nuk është e lehtë të jesh prind.Por zgjedhja për të ndërtuar një marrëdhënie më të ndërgjegjshme me fëmijën tënd…
është një nga dhuratat më të bukura që mund t’i japësh.Sphinx nuk premton perfeksion.Por ofron një mënyrë më të butë për të kuptuar emocionet, për të komunikuar dhe për t’u rritur bashkë.💛 Faleminderit që po e sillni Sphinx në shtëpinë tuaj.
💶 Çmimi: 6600 leke / 66 euro
Ky projekt nuk është thjesht informues është praktik.Sphinx dhe libri që e shoqëron janë krijuar për t’u zbatuar çdo ditë, në mënyrë të natyrshme, gjatë lojës, përqafimit apo një bisede të shkurtër.Qëllimi është që këto 5 hapa të mos mbeten teori, por të integrohen në jetën e përditshme të fëmijës dhe prindit, derisa të bëhen refleks, mënyrë jetese, kulturë familjare.
Nuk e di nga t’ia nisësh për t’i mësuar fëmijës inteligjencën emocionale?
Sphinx është krijuar pikërisht për këtë.

